16:46 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Forcat turke pasi thyen mbrojtjen kurde, rrethojnë trupat amerikane që ndodhën në qytetin Afrin  

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se forcat turke kanë rrethuar qytetin Afrin në veri të Sirisë, pas ditë të tëra luftimesh në këtë pjesë.

Sipas tij, Afrin nuk është qëllimi i vetëm në luftën kundër kurdëve, pasi njoftoi një mësymje në lindje drejt qytetit Manbinj, ku ishin strehuar trupat amerikane.

Reuters thotë se Erdogan në fjalimin e tij të transmetuar në televizion tha se forcat e armatosura turke vazhdojnë të depërtojnë edhe më tej pas operacionit në Afrin dhe Manbinj në Siri, në mënyrë që të “pastrojnë” nga luftëtarët kurdë nga pozicionet përgjatë tërë kufirit turko-sirian, transmeton Indeksonline.

Erdogan thuhet se ka kërcënuar se në kuadër të operacionit të nisur në janar të këtij viti, me qëllim të marrjes së Afrin, forcat turke kanë vazhduar më tej në lindje drejt Manbinj ku ata kanë shpërndarë njësitë mbrojtjëse (YPG) të kurdëve sirianë, i cili sipas Reuters, forcat turke mund të jenë në konflikt me trupat amerikane që shtrihen në atë qytet sirian. /Indeksonline/