75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / B O

Forcat ushtarake e policore të Kosovës nesër parakalojnë në sheshin e Prishtinës

Me rastin e 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë, nesër në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës.

Parakalimi do të realizohet nesër më 17 shkurt, nga ora 12 deri në ora 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftontë gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku!