75 Mall Live Search
10:27 / E Premte, 11 Korrik 2025 / S Z

Forcë e re për Kosovën, gjenerata e 62-të e policisë marshon me besnikëri

Me uniformën si nder, me zemrën për atdhe, Kosova sot fuqizohet me gjeneratën e 62-të  të Policisë së Kosovës.

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 62-të, të Policisë së Republikës së Kosovës, është duke u mbajtur në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë.

Pjesëmarrësit në këtë ceremoni janë dhe personalitete të larta shtetërore si ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, zëvendës kryeministri në detyrë Besnik Bislimi, ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Albulena Haxhiu si dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Të pranishëm  në këtë ceremoni janë edhe familjarët e oficerëve të policisë që po diplomohen si  dhe eprorët e Policisë së Kosovës./Indeksonline/