15:21 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Forcohet dollari, bie euro kundruall lekut

Në tregun e këmbimit valutor të mërkurën, euro vijoi zhvlerësimin ndryshe nga dollari amerikan që forcoi pozitat kundrejt lekut.

Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot në nivelin 123.7 lekë, rreth 0,08 lekë më pak se një ditë më parë. Kjo është dita e shtatë radhazi që monedha e përbashkët humb pikë përkundrejt lekut vendas.

Prej fillimit të dhjetorit euro është nënçmuar me 0,6 lekë përkundrejt lekut. Ekspertët argumentojnë që euro pritet e dobët, duke qenë se tashmë kemi hyrë dhe në muajin e fundit të vitit dhe në nivelin e këmbimit do të ndikojnë edhe efektet sezonale.

Monedha kryesoreLekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar AmerikanUSD109.10+0.35
EuroEUR123.70-0.08
Poundi BritanikGBP136.76-0.44
Franga ZviceraneCHF109.84-0.25
Jeni Japonez (100)JPY96.18+0.03
Dollari AustralianAUD78.67+0.33
Dollari KanadezCAD81.55+0.41
Korona SuedezeSEK11.94-0.09
Korona NorvegjezeNOK12.73-0.04
Korona DanezeDKK16.57-0.01
Lira TurkeTRY20.24-0.06