16:19 / E Martë, 18 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

​Forcohet euroja, dobësohet dollari në raport me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha vendase lek vijoi për të dytën ditë radhazi të forcojë pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 118.87 lekë ose 0.97 lekë më pak dhe euroja i ka forcuar lehtë pozitat me 0.08 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 116.99 lekëve.

Në pozita të njëjta në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 134.18 lekë, ose 0.96 lekë më pak dhe franga zvicerane zbriti në nivelin 119.50 lekë, ose 0.16 lekë më pak se një ditë më parë./ATSHMonedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj Dollar Amerikan USD 118.87 -0.97 Euro EUR 116.99 +0.08 Poundi Britanik GBP 134.18 -0.96 Franga Zvicerane CHF 119.50 -0.16 Jeni Japonez (100) JPY 79.78 -0.83 Dollari Australian AUD 74.73 -0.10 Dollari Kanadez CAD 86.36 -0.41 Korona Suedeze SEK 10.71 +0.07 Korona Norvegjeze NOK 11.24 -0.05 Korona Daneze DKK 15.72 +0.01 SDR SDR 151.75 -1.23 Ari(OZ 1) XAU 196153.33 -2,409.57 Argjend(OZ 1) XAG 2216.93 -8.64 Juani Kinez (onshore) CNY 16.52 -0.12 Juani Kinez (offshore) CNH 16.48 -0.12 Lira Turke TRY 6.40 -0.05