Ford shkurton 12 mijë vende pune, mbyll 6 fabrika
Prodhuesi amerikan i makinave, Ford njoftoi sot se plani i tij i ristrukturimit europian do të shoqërohej me shkurtimin e rreth 12 000 vendeve të punës deri në fund të 2020.
Kjo shifër përfshin 5 400 vende pune të shkurtuara tashmë në Gjermani si dhe 1 700 vende pune që do të mbyllen në Britaninë e Madhe në kuadër të mbylljes së një fabrike në Uells.
Ford ka të punësuar 53 mijë njerëz në Evropë, kështu që mbyllja e 12 mijë vendeve të punës do të thotë humbja e 22 për qind të fuqisë punëtore në Evropë.
“Programi për Përmirësim dhe Efikasitet” i Fordit do të qojë në mbylljen apo shitjen e gjashtë fabrikave të saja. /IndeksOnline/