Forenzika dhe IPK kryejnë punën e tyre, zhbllokohet rruga në Fushë Kosovë

Pas më shumë se tri orë e bllokuar, rruga nga Fushë Kosova në drejtim të Pejës tani është lëshuar për qarkullim.
Hetuesit policor, forenzika dhe IPK kanë kryer procedurat e tyre dhe se shiritat e krimit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sulmi ndaj policëve në kryerje të detyrës ka ndodhur në orën 14:00, ku IndeksOnline raportoi ekskluzivisht për të gjitha zhvillimet e ndodhura.
Së fundi madje është publikuar edhe një video ku shihet se si të dyshuarit e rrahin rëndë një zyrtar policor e ku këta të fundit detyrohen të përdorin edhe armën zyrtare./IndeksOnline/