09:08 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Forlan njofton pensionimin

Sulmuesi uruguaian, Diego Forlan do të tërhiqet nga futbolli.

Forlan, 40 vjeçar së fundmi ishte pjesë e ekipit Kitchee në Hong Kong.

Sulmuesi, i cili ka luajtur për ekipet si Man Utd, Atletico Madrid, Inter e Villareal ka konfirmuar pensionimin të martën.

“Kam vendosur të ndalojë së luajturi fuboll profesionist. Nuk ka qenë lehtë, nuk kam dashur që kjo kohë të vij, por e dija se një ditë do të ndodhë” – tha uruguaiani për Telemundo, përcjell Indeksonline.

Forlan e filloi karrierën e tij me Independiente në Argjentinë, para se të siguronte një kalim te Manchester United në janar të 2002./Indeksonline/