75 Mall Live Search
11:53 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Forlan zbulon sherrin kur Ferguson i çau vetullën Beckhamit

Ish-sulmuesi i United, Diego Forlan, ka hedhur dritë mbi sherrin e famshëm në dhomat e zhveshjes mes David Beckhamit dhe trajnerit Alex Ferguson.

Beckham mbeti me një vetull të çarë pasi u godit me një këpucë nga tekniku pas humbjes së United 2-0 ndaj Arsenalit në Kupën FA në “Old Trafford” në 2003-shin.

Ish-sulmuesi tregon për “Mirror” se ishte ndërhyrja e Roy Keane dhe Rud van Nystelroit ajo që shmangu grushtet mes tyre:

Ishte një sherr i tmerrshëm. Ishte pas ndeshjes kundër Arsenalit në Kupën FA dhe Ferguson nuk ishte i lumtur, sepse Pires kishte pasur rrugë të lirë në krahun e majtë. Geri Nevil ishte i spostuar shumë përpara dhe Beckham nuk e kishte mbuluar. Në dhomën e zhveshjes, Ferguson dhe Bekham nisën të fyejnë njëri-tjetrin“.

Çdo fyerje ishte më keq sesa e më përparshmja dhe të dy donin që të thoshin fjalën e fundit. Më pas, Fergi u largua dhe u duk sikur debati përfundoi, por Beckham tha diçka tjetër. Trajneri u kthye dhe pa një këpucë në dysheme dhe e goditi drejt tij. Një takë e zuri atë në vetull dhe u ça. Brenda një çasti ata u bënë gati të kapeshin me duar. Ky ishte momenti kur Keane dhe Nystelroi ndërhynë për t’i ndarë“.