Forma e Dellovës, forcë për Ballkanin

Lumbardh Dellova po kalon në periudhë fantastike me Ballkanin. Mbrojtësi nga Krusha ka treguar formë të lartë në ndeshjet e fundit.
Madje nga pozita e qendërmbrojtësit, Dellova në dy raste ka gjetur edhe golin në ndeshjet e fundit.
Njërin e ka shënuar ndaj Llapit në finalen e Superkupës, ndërsa një në Superligë.
Forma e 24 vjeçarit është një sinjal i fuqishëm edhe për selektorin Giresse që nuk ka shumë zgjidhje në mbrojtje, përveç Rrahmanit që garanton stabilitet në pozitën e tij.
Forma e Dellovës shihet si një përparësi për Ballkanin në luftën për titull në Superligë ngase krushiani ka përvojë ndërkombëtare duke qenë në të kaluarën edhe futbollist i Hajduk Splitit kroat./Indeksonline/