14:32 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Forma e Kosovës dhe Azerbajxhanit në pesë ndeshjet e fundit

Ndeshja që do ta vendosë fatin e grupit 3 të Ligës D do të zhvillohet sonte në ”Fadil Vokrri”.

Në Prishtinë, Kosova është nikoqir i Azerbajxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores si mysafir i Maltës me rezultat të thellë, 0-5, transmeton IndeksOnline.

Kosova dhe Azerbajxhani janë përballur mes vete vetëm një herë. Bëhet fjalë për atë përballjen në Baku, ku barazuan pa gola.

Por, sonte është më ndryshe. Kosova edhe me barazim do ta siguronte kualifikimin, ndërsa Azerbajxhani kërkon fitoren me përvojën e saj.

Por, si janë paraqitur të dyja Përfaqësueset në fjalë në pesë ndeshjet e fundit.

Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova nuk ka asnjë humbje, teksa ka regjistruar tri fitore – ndaj Maltës (2) dhe Ishujve Faroe, teksa ka barazuar me Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.

Ndërsa, Azerbajxhani në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar dy fitore – ndaj Ishujve Faroe (2), dhe ka barazuar ndaj Maltës (2) dhe Kosovës./IndeksOnline/