75 Mall Live Search
08:29 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Formacionet e mundshme të derbit: Lazio – Roma/ Muriqi në stol!

Sot në mbrëmje zhvillohet super derbi italian, “Della Capitale”, Lazio kundër AS Roma. 

Takimi nis nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Ky pritet të jetë derbi i parë i futbollistit kosovar, Vedat Muriqi. Por, sipas mediave në Itali, Muriqi ndeshjen do ta nis nga stoli. 

Dy derbit e fundit mes Lazios dhe Romës, kishin përfunduar me rezultat të barabartë, 1 me 1.

Formacionet e mundshme:

SS Lazio: Reina; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Maurisic; Immobile, Caicedo.

AS Roma: Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdrop, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko