09:17 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Formacionet e mundshme: Atletico Madridi me disa mungesa në derbin ndaj Liverpoolit, në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve, do të rikthehet në fazën e eliminimit direkt me derbin që zhvillohet midis Atletico Madridit dhe Liverpoolit.

Dy klubet do të takohen në 1/16 e finales nga ora 21:00 në Wanda Metropolitano, derisa do të jetë një sfidë për të mos e humbur.

Los Rojiblancosi për këtë takim nuk mund të llogarisin në Jao Felixin që është i sëmurë, Kieran Trippier dhe Dario Poveda, që janë të lënduar, ndërsa në dyshime është paraqitja e Diego Costas dhe Hector Herrerasit.

Nga ana tjetër, The Redsi do të jenë pa lojtarët si, Nathaniel Clyne dhe Xherdan Shaqiri, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak; Arias, Savic, Gimenez, Lodi; Vitolo, Koke, Thomas, Saul; Morata, Correa.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.