08:14 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Formacionet e mundshme: Chelsea – Tottenham

Sot përballen dy gjigantët e Londrës. Chelsea pret në shtëpi Tottenham Hotspurin, e cila gjendet më lartë në tabelë se kampioni aktual, shkruan IndeksOnline.

Takimi fillon nga ora 17:00 në “Stamford Bridge” dhe ka një rëndësi të veçantë. Tottenhami në 30 xhiro ka grumbulluar 61 pikë dhe mban pozitën e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve (4), kurse Chelsea në të 5’tin me 56 pikë dhe shpreson t’i afrohet rivalit lokal.

Formacionet e mundshme për këtë super derbi i keni më poshtë:

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, Cahill (C), Rudiger; Moses, Kante, Bakayoko, Alonso; Willian, Hazard, Morata.

Tottenham: Lloris; Vertonghen, Sanchez, Trippier, Davies; Dembele, Dier, Lamela, Eriksen, Alli; Son.