11:40 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / A. M.

Formacionet e mundshme mes ndeshjes Shkupi-Ballkani

Shkupi dhe Ballkani do të përballen sot me njëra tjetrën. Dy klubet shqiptare do të luajnë sot prej orës 21:00, ku formacionet e mundshme të ekipeve do të jenë këto.

Shkupi luan në portën me portierin Kristijan Naumovski, ndërsa mbrojtja zakonisht përbëhet nga emra si Angelce Timovski, Gagi Margvelashvili, Faustin Senghor dhe Bleron Sheji. Mesfusha ka emra si kapiteni Freddy Alvarez, Putita dhe Ali Adem.

Sa i përket sulmit i prin lojtari më i rrezikshëm Sunday Adetunji, i përkrahur nga Pepi Giorgiev dhe Albert Diene.

Shkupi: Naumovski, Timovski, Margvelashvili, Sengor, Sheji, Adem, Alvarez, Putita, Diene, Adetunji, Gioriev.

Në anën tjetër Ballkani portën tash e sa ndeshje janë duke ia besuar portieri Damir Ljuljanovic, ndërsa në mbrojtje luajnë Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Astrit Thaqi. Mesfusha i besohet dyshes Lindon Emërllahu dhe kapitenit Ediv Kuc, ndërsa më të avancuar luajnë Nazmi Gripshi, Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi.

Sulmi me shumë gjasë do t’i besohet sërish të riut Albio Rrahmani edhe pse në skuadër është afruar së fundi Dejan Zarubica.Ballkani ka në bankë edhe emra si Leonit Abazi, Qëndrim Zyba dhe Lucas Cardoso që mund ta bëjnë ndryshimin.

Ballkani: Ljuljanivic, Arm. Thaqi, Dellova, Jashanica, As. Thaqi, Kuc, Emërllahu, Krasniqi, Gripshi, Korenica, Rrahmani./IndeksOnline/