75 Mall Live Search
12:24 / E Shtunë, 20 Shkurt 2021 / Blerim

Formacionet zyrtare: Drita – Trepça’89

Sot me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Dritës dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita, sot tenton të vazhdojë rekordin e mirë të fitoreve, ku i duhen pikët për të mbajtur fuqishëm vendin e parë në tabelë, shkruan IndeksOnline

Aktualisht, skuadra nga Gjilani ka 44 pikë dhe ndodhet në vendin e parë, por që dallimi me pikë me klubin e Ballkanit është vetëm tre.

E Trepça’89  ndodhet në vendin e shtatë me 22 pikë të grumbulluara.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Drita: Rexhepi, Arago, Limani, Namani, Ahmeti, Xh.Shabani, Blakcorri, B. Shabani, Fazliu, Rexha, Alidema.

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Berisha, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Ard. Muja, Jashari, Shala, Ademi, Mashau./Indeksonline/