75 Mall Live Search
12:44 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / kutia

Formacionet zyrtare: Gjilani – Drita

Sot me fillim nga ora 13:30, do të zhvillohet takimi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 15’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat luftojnë për tre pike sot, me Dritën që po luan dukshëm më mirë si kundërshtari i saj Gjilani, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se Drita qëndron më mirë se Gjilani me pikë, ku aktualisht ka 27 dhe merr vendin e dytë në tabelë, e “Skifterat” mbajnë vendin e katër me plotë 23 pikë.

Më poshtë edhe formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi, Rapa, Fustar, Veliu, Jackson, Useini, Aziz Keita, Musolli, Kqiku, Progni, Nikaç Kryetrajner: Gentjan Mezani

Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Namani, Fazliu, Xh.Shabani, Ajzeraj, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Elvis Bicaj, Imran Kabashi, Valbon Hoxha