75 Mall Live Search
14:26 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / Blerim

Formacionet zyrtare: Gjilani – Feronikeli

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit, duel ky në kuadër të xhiros së 28’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat luftojnë për tre pikë për të përmirësuar renditjen e tyre në tabelë, shkruan IndeksOnline

Gjilani me ardhjen e Munishit ka pësuar ngritje dhe aktualisht ka 40 pikë, ndërsa Nikli ka vendin e gjashtë me 34 pikë.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Gjilani: Koliçi, Rapa, Veliu, Useini, Halili, Keita Aziz, Musolli, Hila, Çyrbja, Progni, Razak Keita. Kryetrajner: Ismet Munishi

Feronikeli: Avdyli, Loshi, Balde, Thaqi, Malaj, Hoxha, Dabiqaj, Kojasevic, Milockovic, Maliqi, Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Alban Ejupi, Gzim Mehmeti, Erdall Zasella

Stadiumi i qytetit në Gjilan