12:14 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare: KF Feronikeli vs. KF Llapi

DigitAlb Kupa e Kosovës mund të jetë shpëtimi i vetëm për dy klubet, derisa fati e deshti që Feronikeli dhe Llapi të përballen në kuadër të rrethit të dytë.

Tashmë dy kryetrajnerët kanë hedhur në fushën e lojës formacionet titullare, ndërkohë që nuk mungojnë as befasitë.

Kryetrajneri i Feronikelit, Agim Sopi, e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen me Troshupën në portë dhe Mevlan Zekën në repartin ofansiv.

Feronikeli: Troshupa, Islami, Thaçi, Lladrovci, Prekazi, Dabiqaj, Bojku, Hoti, Carioca, Zeka, Rexha.

Tahir Batatina ka vendosur tashmë për formacionin titullar, derisa për herë të parë ka inkuadruar djaloshin e ri Alban Shabanin.

Llapi: Ademi, Emini, Prençi, Mujkiq, Abdullahi, Mustafa, Shabani, Ramadani, Veliu, Pefqeli, Selmani.