75 Mall Live Search
14:19 / E Diele, 09 Maj 2021 / Blerim

Formacionet zyrtare: Llapi – FC Besa

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet, Llapit dhe Besa Pejës, duel ky në kuadër të xhiros së 34’të në Superligë.

Besa tashmë dhe zyrtarisht ka rënë nga liga, kurse Llapi po tenton që të qëndroj tutje në elitën e futbollit kosovar, ku aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë me 39 pikë të grumbulluara.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Llapi: Coric, Idrizi, Prenci, Emini, Veliu, Ramadani, Selmani, Shabani, Peposhi, Januzi, Hoti. Kryetrajner: Tahir Batatina

Besa: Haxhijaj, Hana, Ibrahimi, Ajdini, Saliu, Beseni, Tahiri, Haxhiu, Raqi, Idrizi, Syla. Kryetrajner: Leutrim Krasniqi

Gjyqtarë: Genc Nuza, Lumturije Muhadri, Granit Hyseni, Arben Halilaj

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë