75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare: Skuadrat nga Mançesteri me opsionin e vetëm – fitoren

Me trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer, Manchester Unitedi e nisi mbarë duke mposhtur Cardiff Cityn fundjavën e kaluar me rezultat, 5-1.

Në pasditën e sotme, ”Djajtë e Kuq” janë nikoqir i Huddersfield Town në ”Old Trafford” për tri pikët e radhës.

Tani, Solskjaer ka publikuar formacionin zyrtar, ashtu si edhe homologu i tij te Huddersfield. Shihet se trajneri norvegjez ka bërë disa ndryshime nga ndeshja e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, Manchester City, pretendenti kryesor për titull, pas Liverpoolit, do të përballet me Leicester Cityn.

Skuadra e Pep Guardiolas pas humbjes javën e kaluar nga Crystal Palace, sot i shkon ”Dhelprave”.

Leicesteri është në formë të lartë së fundmi, teksa në fundjavë mposhti Chelsean në ”Stamford Bridge./IndeksOnline/