17:49 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Bournemouthit

Sonte me fillim nga ora 18:30 Chelsea e pret në shtëpi skuadrën e Bournemouthit, ku të dy skuadrat do të synojnë me çdo kusht t’i japin fund serisë negative pa fitore.

Chelsea e rifillon sot sezonin aktual të Premier Ligës kundër një Bournemouthi që po kalon në kohë të vështira, ndeshje kjo e cila do të jetë e fundit për këtë vit kalendarik për “Blutë” e Londrës.

Në xhiron e fundit të kampionatit anglez, Chelsea u mposht nga Newcastle me rezultat minimal 1:0, kurse Bournemouthi shënoi fitore me shifrat 3:0 kundër Evertonit.

Momentalisht, Chelsea zë vendin e nëntë në tabelë në kuotën e 21 pikëve, kurse Bournemouthi pozicionohet i 14 me 16 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Broja, Chukwuemeka, Fofana, Kovacic dhe Kante, kurse te Bournemouthi mungojnë Brooks, Neto dhe Kelly.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Chelsea (4-3-3): Kepa; James, Silva, Koulibaly, Cucurella; Jorginho, Mason Mount, Zakaria; Pulisic, Sterling, Havertz

Bournemouthi (4-4-2): Travers; Kelly, Smith, Senesi, Zemura; Cook, Lerma, Stacey, Billing; Solanke, Moore