Formacionet zyrtare të Cityt dhe Nottingham Forest

Sonte me fillim nga ora 20:30 kampioni anglez, Manchester City, do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër skuadrës së sapo-promovuar në Premier Ligë, Nottingham Forest.
Ndeshja e sotme duket si një test i lehtë për skuadrën e Pep Guardiolas, e cila synon ta regjistrojë fitoren e katërt në sezonin 2022/23 të kampionatit anglez, përcjell KosovaPress.
Në xhiron e fundit, City e mposhti me rezultat 4:2 skuadrën e Crystal Palace, kurse Nottinghami pësoi humbje 2:0 nga Tottenhami.
Takimi i fundit mes Cityt dhe Nottingamit daton në janar të vitit 2009, ku asokohe skuadra e Nottingham shënoi fitore bindëse si mysafire me shifrat 3:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Guardiolan nuk do të paraqiten Laporte, Mendy, Ake, Grealish, Mbete dhe Phillips, kurse te Nottingam nuk do të paraqiten Mangala, Niakhate dhe Richards.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Manchester City
Nottingham Forest