16:26 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare të ndeshjes Brighton – Manchester United (Foto)

Janë publikuar formacionet zyrtarë të ndeshjes Brighton – Manchester United që zhvillohet nga ora 17:00, e vlefshme për Premier Ligë, shkruan Indeksonline.

Trajneri i United, Mourinho ka vendosur që të bëjë tre zëvendësime në formacion nga ndeshja e kaluar. Në lojë është Ashley Young, duke e lënë në bankë rezervë Darmian. Zëvendësimi tjetër është Martial në lojë, pasi që Sanchez nuk është ftuar. Lukaku rikthehet në formacionin bazë, duke e lënë Rashfordin në bankë rezervë.

Formacioni i Manchester United: De Gea, Young, Lindelof, Bailly, Shaw, Fred, Pereira, Pogba, Mata, Lukaku, Martial.

Kurse tek skuadra e Brighton, debuton lojtari i ri Martin Montoya. Kjo është 11-shja e Brighton: Ryan, Montoya, Dunk, Duffy, Bong, Knockaert, Stephens, Propper, March Gross, Murray./ Indeksonline/