75 Mall Live Search
15:11 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpul – Brighton, ky është vendimi për Salah

Liverpuli sot përballet me Brightonin në javën e 16-të të Premierligës angleze.

Vëmendja kryesore e kësaj përballje do të jetë te Mohamed Salah, për shkak të deklaratave të fundit që ka bërë, për prishje të raporteve me trajnerin Arne Slot, shkruan IndeksOnline.

Egjiptiani u la jashtë për ndeshjen e mesjavës ndaj interit në Ligën e Kampionëve, por është i ftuar në ndeshjen ndaj Brightonit.

Por pavarësisht kësaj, Slot ka vendosur që Salah të jetë në bankën rezervë, duke mos e përfshirë në 11-shen startuese.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Gomez, Van Dijk, Konate, Kerkez, Wirtz, Szoboszlai, Mac Allister, Jones, Ekitike, Gravenberch.

Brighton: Verbruggen, Dunk, Van Hecke, Gruda, Georginio, Minteh, Hinshelwood, Baleba, Kadioglu, Gomez, Wieffer./IndeksOnline/