Formacionet zyrtare të ndeshjes Milan – Dinamo Zagreb

Shtatë herë kampioni i evropës, Milan do të luaj sonte kundër skuadrës Dinamo Zagreb.
Ndeshja është e vlefshme për fazen e grupeve të Champions League, shkruan IndeksOnline.
Rosonerët janë favorit në këtë përballje ndaj skuadrës kroate e cila do të luhet në San Siro më fillim nga ora 18:45.
Formacionet zyrtare:
Milan: Maignan, Calabria, Kalulu, Tomorri, Hernandez, Bennacer, Tonali, Selemaekers, Diaz, Leao, Giroud.
Dinamo Zagreb: Livakoviq, Moharrami, Ademi, Ivanuseq, Petkoviq, Ristovski, Ljubiqiq, Misiq, Sutalo, Periq, Orsiq./IndeksOnline/