75 Mall Live Search
14:38 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

Formacionet zyrtare: Trepça’89 – FC Besa

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Trepçës’89 dhe FC Besës, duel ky në kuadër të xhiros së 32’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Trepça’89 kërkon ta mbyll me fitore këtë takim për t’i ikur vijës së kuqe, ku dihet se Besa tashmë është përshëndetur me elitën e futbollit kosovar, shkruan IndeksOnline

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Trepça ’89: Tofiloski, Berisha, Mashau, Nene, Deia, Nimani, Jashari, Arb. Muja, Darwish, Shala, Ard.Muja. Kryetrajner:

Besa: Haxhijaj, Hana, Salihu, Halili, Maliqi, Xhaka, Haxhiu, Brruti, Beseni, Syla, Tahiri. Kryetrajner: Leutrim Krasniqi

Gjyqtarë: Genc Nuza, Drilon Rexhepi, Altin Zhegrova, Shpëtim Murtezi

Stadiumi: “Riza Lushta” – Mitrovicë