Formacioni 6-3-1, si arri të fus Barça në xhep Viniciusin dhe s’e la të merr frymë Real Madridin

Barcelona e ka mposhtur Real Madridin në gjysëmfinalen e kupës Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultat 0-1. Madje katalonasit s’e kanë lejuar të gjuajn asnjë goditje në portë skuadrën e Ancelottit.
Për analistët kjo ka qenë njëra nga El Clasicot më të dobta viteve të fundit, por që Barcelona e arriti qëllimin e saj me një strategji krejt ndryshe.
Si zakonisht në El Clasicot e fundit, Araujo u zhvendos në anën e djathtë për t’u përballur me Vinicius. Araujo kishte detyrë që të përcjellte në çdo pëllëmbë Vinicius, ndërsa në krahun e djatht kontribut jepte De Jong.

Një skemë taktike 6-3-1 shihej e rreshtuar kohë pas kohe që jepte rezultat në fushë gjatë tërë kohës. Sulmi i Barcelonës kishte për detyrë që të paralizonte mesfushën e Madridit duke vrapuar shumë në fushë, gjë të cilën edhe e arritën.

Edhe Benzema ishte tejet mirë i markuar duke patur afër vetes vazhdimisht Kounden.
Gavi kishte dje një detyrë krejt ndryshe herave të tjera duke patur vetëm detyrën e pivotit në fushë.

Ancelotti tri herë gjatë ndeshjes e ndërroi skemën duke parë së nuk funksiononte asgjë në fushë, por në asnjërin rast nuk prodhoi rezultat./Indeksonline/