75 Mall Live Search
09:20 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Formacioni i dytë i Barcelonës i rrezikshëm sa i pari

Barcelona dje bëri zyrtare transferimin e Antoine Griezmann, duke bërë kështu një goditje të madhe në merkaton e kësaj vere.

Barcelona është njëra nga favoritet për ta fituar Ligën e Kampionëve në edicionin e ri 2019/2020, dhe me dy blerjet: Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann, vetëm sa i ka shtuar gjasat për ta arritur një triumf në garën më të rëndësishme në futboll, ku tash e 4 vite po çalon ta fitoj, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, duket se Valverde do të ketë punë të madhe të zgjedhë lojtarët të cilët do të jenë në formacionin e parë.

Ekipi i dytë i Barcelonës po del të jetë i rrezikshëm sa i pari me lojtarë si Dembele, Coutinho, Vidal e Neto./Indeksonline/.