75 Mall Live Search
09:22 / E Premte, 25 Tetor 2024 / G T

Formacioni i javës në UEFA Conference League, është edhe një shqiptar

Mbrëmë u mbyll java e dytë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm nga UEFA, Conference League.

Faqja e njohur e statistikave, Sofascore ka publikuar formacionin e javës, shkruan Indeksonline

Në këtë 11-she më të mirë është edhe portieri i Kosovës, Amir Saipi – i cili është vlerësuar me notën 8.7.

Saipi pati një paraqitje pozitive, madje priti edhe një penallti që ishte vendimtare në këtë duel.

Portieri kosovar priti penalltinë e Vydras në minutën e 81-të duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tij zvicrane.

Në këtë formacion është edhe dyshja e Chelseat, Mudryk dhe Joao Felix të cilët patën paraqitje tejet të mirë në fitoren e bluve të Londrës në Greqi./Indeksonline/

Team of the Week provided by Sofascore