75 Mall Live Search
11:26 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Formacioni i javës, në Zvicër, s’shkon pa “Dardanët”, këtë herë përfshihet mesfushori

Është publikuar formacioni më i mirë i javës në Superligën e Zvicrës.

Në mesin e më të mirëve është përfshirë edhe mesfushori i Kosovës, Idriz Voca.

Voca bëri një paraqitje shumë të mirë me Luzernin në fitoren 2-1 kundër Baselit të Edon Zhegrovës.

Në formacionin e javës është përfshirë edhe futbollisti tjetër shqiptar, Pajtim Kasami. /IndeksOnline/