75 Mall Live Search
18:40 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i kombinuar mes yjeve të Liverpoolit dhe Arsenalit – asnjë shqiptar

Liverpooli dhe Arsenali janë protagonistët kryesor të javës së 20-të në Premier League.

Në një atmosferë drithëruese, si çdo herë në ”Anfield”, Liverpooli është nikoqir i Arsenalit në pasditën e nesërme.

Me fillim nga ora, 18:30, Liverpooli synon që ta vazhdojë ecurinë e fitoreve dhe ndeshjeve pa humbjeve në Premier League këtë sezon.

Nga ana tjetër, Arsenali nuk dëshiron të lëshojë pikë nesër, duke pasur parasysh se në ndeshjen e fundit, barazoi, 1-1 me Brightonin, transmeton IndeksOnline.

Liverpooli i Jurgen Klopp është lider i Premier League aktualisht, me 6 pikë diferencë nga vendi i dytë që e zotëron Tottenhami dhe shtatë pikë nga Man City, që ka rënë në vendin e tretë.

Një fitore e radhës për shokët e Xherdan Shaqirit do ta vuloste seriozitetin në garën për titull, teksa pas Arsenalit, ”Të Kuqtë” udhëtojnë drejt pretendetit tjetër për titull, Manchester City.

Skuadra e Unai Emery, aktualisht renditet në vendin e pestë, por me çdo kusht kërkon rezultat pozitiv për të mos mbetur mbrapa në garën për top-katërshe.

Tani, kur jemi nën ethet e ndeshjes, magazina e famshme, 90min ka publikuar formacionin e kombinuar në mes të lojtarëve më të mirë të Liverpoolit dhe Arsenalit.

Për çudi, vetëm dy lojtarë të Arsenalit bëjnë pjesë në këtë renditje – Torreira dhe Aubameyang, ndërsa të tjerët vijnë nga skuadra e famshme nga Marseyside./IndeksOnline/

Image may contain: 11 people, people smiling