Formacioni i mundshëm: Angli – Gjermani

Sonte zhvillohet finalja para finales në Kampionatin Europian EURO20 (faza 1/8 e finales), mes Kombëtares së Gjermanisë dhe Anglisë.
Ndeshja nis nga ora 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin londinez, ‘Wembley’, shkruan IndeksOnline
Anglia pritet që këtë ndeshje ta luaj pa lojtarin më në formë, Mason Mount i cili ka kohë që po stërivitet i vetmuar për shkak të izolimit.

Përveç Mount, te ‘Tre Luanët’ do të mungoj edhe Ben Chilëell që ka të njëjtin rast si bashkëlojtari i tij te Chelsea.
Në anën tjetër, Gjermania s’mund të llogarisë vetëm në lojtarin Klostermann për shkak të lëndimit. Ekipi i Joachim Low është gati për këtë sfidë, kurse ndeshjen pritet ta nis me treshen sulmuese: Thomas Muller, Serge Gnabry dhe Kai Havertz.

Kujtojmë që ndeshja e fundit mes ‘Tre Luanëve’ dhe ‘Die Mannschaft’ u mbyll 0 me 0 (miqësore). Kurse ndeshja e fundit mes tyre në një kompeticion të rëndësishëm, ndodhi në Kupën e Botës ‘Afrika 2010’, ku Gjermania fitoi 4-1./IndeksOnline
Parashikimi: Angli 1-1 Gjermani (penallti fiton Anglia)