Formacioni i Manchester Unitedit sezonin e ardhshëm: Mesfushë e ëndrrave, De Gea në bankë rezervë…

Sezoni i ardhshëm pritet të jetë tejet emocionues për tifozët e Manchester Unitedit.
Pas disa vjetësh, Unitedi duket se e ka futbollistët që mund të konkurrojë për titull, transmeton Indeksonline.
Transferimi i Van De Beekut pritet ta bëjë mesfushën e Manchester Unitedit ndër më të mirat në botë.
“Mail Sport” ka publikuar një formacion të mundshëm për sezonin e ardhshëm me Van De Beekun e Dean Hendersonin në fushë.
De Gea pritet të jetë në bankë rezervë, pasi Solskjaeri pritet t’i japë mundësi Dean Hendersonit ta tregojë veten.
Në mesfushë do të jenë Pogba, De Beeku dhe Bruno Fernandesi. Kurse sulmi do të përbëhet nga Greenwoodi, Martiali dhe Rashford.
E vetmja pikë e dobët mbetet mbrojtja, ku përveç Bissakas, tre mbrojtësit e tjenë kanë shfaqur pasiguri./Indeksonline/
