75 Mall Live Search
09:49 / E Enjte, 20 Maj 2021 / Blerim

Formacioni i mundshëm i Fenerbahçes për sezonin e ri, aty është edhe Vedat Muriqi

Skuadra e Fenerbahçes po bën plane për sezonin e ri 2021/22.

Klubi i ‘Fenerit’ e mbylli sezonin në pozitën e tretë në Superligën e Turqisë me 82 pikë, shkruan IndeksOnline

Mediat turke tashmë kanë filluar ta parashikojnë formacionin e Fenerbahçes për sezonin e ri. Aty nuk mungon edhe prania e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Klubi turk shpreson ta rikthej Muriqin në skuadër, por tani vetëm në formë huazimi 2-vjeçar.

Përveç, Muriqit – Fenerbahçe shpreson edhe në transferimin e treshes, Umtiti (nga Barcelona), Edin Visca (nga Besaksehir) dhe të Justin Kluivert (nga RB Leipzig)./IndeksOnline/