75 Mall Live Search
11:01 / E Premte, 04 Qershor 2021 / Blerim

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen miqësore kundër Maltës

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot luan miqësoren e dytë (pas fitores kundër San Marinos) të qershorit, kundër Maltës.

Trajneri Challandes në Austri ka udhëtuar me tre mungesa: Vedat Muriqi, Samir Ujkani dhe Lorik Emini, shkruan IndeksOnline

Duke i parë këto mungesa, ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i ‘Dardanëve’ për ndeshjen miqësore që zhvillohet nga ora 18:00 në Klagenfurt të Austrisë.

Challandes para këtij dueli tha se do t’i provojë disa lojtarë të rinj, kështu në formacion mund ta shohim treshen sulmuese: Zymer Bytyqi, Astrit Selmani dhe Valmir Sulejmani.

Në këtë takim mund të debutoj edhe Bashkim Ajdini, lojtari që luan në Bundesliga 2, si dhe pritet inkuadrimi i sulmuesit të Superligës së Kosovës, Mirlind Daku.

Kujtojmë që Kosova është përballur dy herë me Maltën gjatë vitit 2018. ‘Dardanët’ në ato dy ndeshje arritën fitore, një me rezultat të thellë 5 me 0 dhe një me rezultat 3-1./IndeksOnline/