75 Mall Live Search
12:22 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / Gj Sh

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë

Përfaqësuesja e Kosovës sonte luan një nga ndeshjet më të rëndësishme.

”Dardanët” përballen me kombëtaren e Sllovenisë, në kualifikueset e Kampionatit Botëror, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Stozice”, në Ljublanë, më fillim nga ora 20:45.

Kosovës i mjafton një pikë për të siguruar play-offin, derisa nëse arrin fitore do të jetë në garë për vendin e parë, ku ndeshjen e fundit do të përballet me Zvicrën, e cila është kundërshtare direkte.

Selektori i Kosovës, Franco Foda tashmë duket se ka vendur për 11-shen startuese ndaj Sllovenisë.

“Dardanët” pritet të luajnë me formacionin 5-3-2, i cili mund të ndryshoj shpejtë edhe në 3-5-2.

Një mungesë e madhe e Kosovës do të jetë portieri Aro Muric, i cili nuk ka drejt loje për shkak të kartonëve, derisa vendin e tij do ta zë Amir Saipi.

Një mungesë e madhe e Kosovës do të jetë portieri Aro Muric, i cili nuk ka drejt loje për shkak të kartonëve, derisa vendin e tij do ta zë Amir Saipi.

Kapiteni Amir Rrahmani pritet të rikthehet në mbrojte, pasi mungoi në ndeshjet e muajit tetor, për shkak të lëndimit.

Dy yjet, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica edhe sonte nuk pritet të jenë në formacionin startues.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Amir Saipi, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Albian Hajdari, Amir Rrahmani, Dion Gallapeni, Florent Muslija, Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeqaj, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi./IndeksOnline/