75 Mall Live Search
12:22 / E Diele, 23 Mars 2025 / L A

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës

Përfaqësuesja e Kosovës është një hap larg ngritjes në ligën B të Ligës së Kombeve.

Pas fitores 2-1 në Prishtinë ndaj Islandës, Kosova do të synojë ta bëjë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e sotme.

Ky mund të jetë formacioni i mundshëm i “Dardanëve” për ndeshjen e sotme:

Pavarësisht paraqitjes së dobët në ndeshjen e parë, Milot Rashica pritet të jetë sërish në 11-she.

Në vendin e Aro Muric mund të jetë Visar Bekaj si dhe vendin e Valon Berishës pritet ta zë, Vesel Demaku.

Ndeshja mes Islandës dhe Kosovës pritet të zhvillohet sot në Murcia të Spanjës, në orën 18:00./IndeksOnline/