75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 20 Mars 2025 / G T

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e play-offit të UEFA Nations League ndaj Islandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Franco Foda pritet t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Amir Rrahmanit dhe Valon Berishës që janë në dyshim shkaku i lëndimeve të lehta, shkruan Indeksonline

Në fokus pritet të jetë pozita ku luan Edon Zhegrova, i cili mungon në këto dy ndeshje shkaku i lëndimit.

Aty mund të luaj Emir Sahiti, i cili po kalon momente të mira në Bundesliga 2 te Hamburger-i.

Në mbrojtje pritet të luajë dyshja: Dellova – Rrahmani, kurse në krahë, Vojvoda dhe Paqarada.

Formacioni i mundshëm:

Takimi mes Kosovës dhe Islandës pritet të zhvillohet nga ora 20:45./Indeksonline/