Formacioni i mundshëm i Liverpoolit kundër Newcastle – çfarë për Shaqirin
Newcastle është i tmerrshëm në shtëpi, por si mysafir, kanë më shumë vullnet për rezultate pozitive.
Kështu që Liverpooli duhet të përgatitet për një pasdite të vështirë në ”Boxing Day”.

Por, nuk përjashtohet as mundësia e rotacionit nga trajneri, Jurgen Klopp pasi që kjo është ndeshja e përkryer për ta bërë këtë.
Në krahët e mbrojtjes, Nathaniel Clyne dhe Alberto Moreno priten të luajnë sot, derisa në mesfushë, ka vend për Gini Wijnaldum në formacionin startues së bashku me Xherdan Shaqirin.
Roberto Firmino mund të pushohet, kështu që Daniel Sturridge pritet ta zë vendin e tij, dhe Mohamed Salah do të luajë në krahun e djathtë të sulmit, transmeton IndeksOnline.

Formacioni i mundshëm sipas Liverpool Echo: Alisson; Clyne, Van Dijk, Lovren, Moreno; Henderson, Wijnaldum; Salah, Shaqiri, Mane; Sturridge.
Liverpooli është në formë të mrekullueshme tani dhe rotacioni është i nevojshëm gjjatë kësaj periudhe festive, por Newcastle pritet ta japë sot maksimumin për të nxjerrë rezultat pozitiv.
Shaqiri, i cili nuk luajti në ndeshjen e fundit kundër Wolverhampton, sot pritet të luajë nga minuta e parë me objektivin kryesor – për të qenë vendimtar edhe në këtë ndeshje./IndeksOnline/
