Formacioni i mundshëm i Milanit kundër Juventusit

Kampioni aktual i Italisë, Milan do të luaj të shtunën kundër skuadrës së Juventusit.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e nëntë të kampionatit të Serisë A, dhe luhet në ”San Siro” më fillim nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline.
Kuqezinjët po përballen me një numër të madh të mungesave në ndeshjet e fundit.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, gjatë konferencës për media para kësaj ndeshje bëri të ditur se Theo Hernandez ka stervitur rregullisht me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm kundër Juventusit.
Megjithatë, Maignan, Messias, Kjaer, Calabria dhe Saelemaekers janë ende jashtë për shkak të lëndimit, si dhe Ibrahimovic e Florenzi që do të mungojnë për një kohë të gjatë.
Ashtu si kundër Chelseas, në portë pritet të statrtoj Tatarusano, mbrojtja pritet të përbëhet nga Dest, Kalulu, Tomori, Hernandez, mesfusha do të udhëhiqet nga Tonali e Benaccer dhe Krunic.
Sulmi do të përbëhet nga dyshja Leao-Giroud, kurse dilema e vetme e Piolit për këtë përballje është njëri prej De Ketelaere dhe Brahim Diaz.
Formimi i mundshëm i Milanit
Milan (4-2-3-1) : Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Krunic, De Ketelaere / Diaz, Leao; Giroud./IndeksOnline/