11:58 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Uellsit

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet në kuadër të sfidës miqësore me Uellsin. Ndryshe nga opinioni sportiv, në kampin kuqezi humbja e thellë me Skocinë po përballohet me sportivitet.

Lojtarët duket sikur e kanë hedhur pas krahëve, ndërsa e kontraktuar është situata në krahun e stafit teknik me në krye trajnerin Panuçi, i cili është kthyer në një tabelë qitjeje për rezultatet negative që ka regjistruar ekipi Kombëtar

Shqiperia Kombetarja Stervitje

Megjithatë, italiani është shumë këmbëngulës dhe as që e mendon ta braktisë pankinën kuqezi. Përkundrazi, Panuçi ka ndërtuar skuadrën, me të cilën do të prezantohet sot në “Elbasan Arena”, ndeshje që kërkon ta fitojë me çdo kusht.

Nga çka la të kuptohet në seancën stërvitore përmbyllëse, italiani duket sikur do ndryshojë modulin. Pritet një Shqipëri shumë e kujdesshme sot ndaj Uellsit, ndërsa me shumë gjasa do t’i rikthehet skemës klasike: 4-5-1.

SITUATA

Situata në kampin kuqezi në prag të miqësores me Uellsin nuk është shumë pozitive. Sikur të mos mungonte morali i ulët, italiani do të përballet sot me shumë mungesa. Krahas Roshit, Cikalleshit, Sadikut etj, italiani sot nuk do të ketë në dispozicion as Binakun, Gjimshitin, Ndojin dhe me shumë gjasa edhe Manajn, i cili është me grip dhe nuk u stërvit dje me grupin.

Shqiperia Kombetarja Panuci

Në këto kushte, Panuçi po mendon të rindërtojë edhe një herë nga e para skuadrën. Rikthimi i Bashës dhe Hysajt, të cilët nuk ishin të gatshëm për ndeshjen me Skocinë, duket sikur janë pikat ku do të mbështetet Panuçi.

TITULLARËT

I kushtëzuar nga shumë faktorë, Panuçi do të bëjë ndryshime në sfidën miqësore që do të luhet sot në Elbasan ku Shqipëria pret Uellsin. Ndryshimet pritet të nisin qysh nga porta, ku me shumë gjasa do të nisë takimin si titullar Strakosha. Panuçi ka punë shumë për të ndërtuar mbrojtjen, pasi dy lojtarë si Gimshiti dhe Binaku që ishin projektuar si titullarë, kanë braktisur grumbullimin, pasi kanë pësuar dëmtime.

shqiperia

Në këto kushte, pritet që Veseli të zëvendësojë Gimshitin dhe Ismajli Binakun. Pra, mbrojtja në këtë sfidë do të rreshtohet në vijë të drejtë me katër lojtarë; Mavraj dhe Veseli në qendër, ndërsa Ismajli dhe Hysaj nga krahët. Italiani ka menduar të luajë me dy lojtarë “organizatorë” para mbrojtjes: me Bashën dhe Kaçën.

x6c6s6

Ndërsa, para tyre do vendosen Xhaka-Grezda-Gavazaj, ndërsa në sulm në mungesë të Manaj, Balaj dhe Vrioni shpresojnë deri në momentin e fundit vendin e titullarit.

Temat: