Formacioni i parë startues i kombëtarës së Kosovës, 7 vite më parë

Kosova sonte përballet me Spanjën në Fadil Vokrri në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për botërorin 2022.
Nëse kthehemi 7 vite mbrapa, kur Dardanët zhvilluan ndeshjen e tyre të parë vërehet një asnjë nga futbollistët që ishin startues në atë ndeshje nuk janë tani pjesë ë kombëtarës, me përjashtim të portierit Samir Ujkani, i cili vazhdon t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Më 5 mars të vitit 2014 Kosova përballej me Haitin në një miqësore në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, ndeshje e cila përfundoi pa gola, por megjithatë ishte historike për Kosovën.
Në atë ndeshje, përzgjedhsi i asaj kohe, Albert Bunjaku kishte startuar me këta futbollistë: Samir Ujkani, Loret Sadiku, Avni Pepa, Fanol Përdedaj, Kristian Nushi, Shpëtim Hasani, Enis Alushi, Ardian Gashi, Anej Rashkaj, Ilir Azemi, Albert Bunjaku.
Ndërsa sonte Dardanët pritet të startojnë ndeshjen me këtë përbërje: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj; Loshaj, Dresevic, Berisha; Rashica, Muriqi, Rashani. /Indeksonline/