Formacioni i Roland Koemanit: Ansu Fati në qendër të sulmit, Coutinho në bankë rezervë

Ardhja e Roland Koeman në krye të Barcelonës ka zgjuar interesim të madh tek mediat katalunase.
Ende nuk dihet se me çfarë formacioni do të luaj saktësisht holandezi, transmeton Indeksonline.
Mediumi spanjoll “SPORT”, ka publikuar një formacion të mundshëm me të cilin mund të luaj Koeman në sezonin e ri.
Nga 4-3-3, Koeman po mendon ta bëj formacionin 4-2-3-1, me Ansu Fatin në qendër të sulmit.
Dembele dhe Messi si anësor, kurse Griezmann si sulmues i dytë prapa Fatit.
Koeman e ka në plan që të luaj me sistemin “Double Pivot”, ku De Jong dhe Pjanic do të vendosen në mesfushë.
Mbrojtja nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha. Përveç, Semedos që pritet të jetë në bankë rezervë e Roberto startues./Indeksonline/
