Formacioni zyrtar i ndeshjes Liverpul-Manchester City

Dita e sotme do të jetë tejet argëtuese për futbolldashësit, veçanërisht për tifozët anglezë, pasi që Liverpooli dhe Manchester City do të përballen kokë më kokë për trofeun e Carabao Cup.
Në këtë ndeshje, Liverpooli rikthehet nga humbja 1:0 në miqësoren kundër RB Salzburgut, kurse City rikthehet nga fitorja 1:0 kundër Bayern Munichut, përcjell KosovaPress.
Vetëm Arsenali dhe Manchester United e kanë fituar trofeun e Carabao Cup më shpesh se Liverpooli (15 herë), ku fitorja e këtij të fundit ishte në vitin 2006, duke humbur më pas dy herë në penallti duke përfshirë këtu kundër Cityt në vitin 2019.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Klopp nuk do të paraqiten Alisson, Jota, Kelleher e Oxlade-Chamberlain, kurse te City mungon mbrojtësi Aymeric Laporte.
Tani, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtar do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Adrian; Robertson, Matip, Van Dijk, Alexander-Arnold; Henderson, Fabinho, Thiago; Diaz, Firmino, Salah
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Ake, Cancelo; Rodri, Silva, De Bruyne; Grealish, Haaland, Mahrez