75 Mall Live Search
12:25 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / Blerim

Formcionet zyrtare: Besa – Gjilani

Sot me fillim nga ora 13:00, do të zhvilohet vetëm një ndeshje në kuadër të xhiros së 18’të, ajo ndërmjet Besës dhe Gjilanit.

Pra kjo do të jetë xhiroja e fundit e pjesë së parë të sezonit vjeshtor në Superligë, shkruan IndeksOnline

Gjilani qëndron dukshëm më mirë se Besa me pikë në tabelë, ku aktualisht ndodhet në vendin e pestë me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa Besa rrezikon rënjne nga liga pas ka vetëm 6 pikë.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Besa: Kolaj, Ajdini, Breno, Sebastian, Sheqerolli, Halili, Tahiri, Syla, Bruti, Salihu, Xhaka.  Kryetrajner: Jerome Klein

Gjilani: Koliçi, Halili, Ferreira, Fustar, Frashëri, Musolli, Useini, Kqiku, Cyrbja, Progni, Nikac. Kryetrajner: Sallah Sherifi

Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Alban Ejupi, Mentor Ajeti

Stadiumi: “Tahir Vokshi”, Brestovik, Pejë