Formë e dobët e skuadrës së Reims, pësojnë humbjen e radhës

Skuadra e Arbër Zenelit dhe Valon Berishës, Reims nuk e ka filluar mirë sezonin e ri në kampionatin e Francës.
Ata edhe sot kanë pësuar humbje nga ekipi i Angers me rezultat 1:0, transmeton Indeksonline.
Zeneli luajti vetëm në pjesë ne parë, kurse në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua.
Kurse, Valon Berisha e nisi ndeshjen nga banka rezervë dhe u inkuadrua në minutën e 61-të.
Në minutën e 42-të, skuadra e Reims mbeti me një futbollist më pak pasi Faes u ndëshkua me të kuq.
Numrat në fushë u barazuan në minutën e 61-të, kur Thomas i Angers u ndëshkua me karton të kuq.
Reims pas 3 ndeshjeve, gjendën në pozitën e 16-të me vetëm një pikë. /Indeksonline/