14:53 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

Formohet grupi parlamentar multietnik në Kuvendin e Kosovës

Grupi parlamentar multietnik do të jetë përsëri në Kuvendin e Kosovës. Indeksonline ka siguruar dokumentin ku ky grup i ka nisur kreut të Kuvendit, Glauk Konjufcës përbërjen e këtij grupi.

Fidan Jilta, Enis Kervan, Samra Iljazi, Fridon Lala, Bekim Arifi, Erxhan Galushi, Bahrim Shabani e Duda Balje janë pjesë e këtij grupi.

Shef i Grupit do të jetë Enis Kervan, ndërs zëvëndësshef i grupit do të jetë Erxhan Galushi.

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi ka qenë një nga iniciatoret për formimin e këtij grupit, për çka edhe ka marrë pjesë në zyrtarizimin e grupit.

Grupi do të ketë në përbërje tre deputetët të komunitetit boshnjak, dy nga komuniteti ruk, një egjiptian, një rom dhe një ashkali./Indeksonline/