11:27 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / A. M.

Formohet grupi punues/ Kryediplomatja Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent!

Qeveria e Republikës së Kosovës edhe zyrtarisht ka bërë hapin e parë për qëllimin e integrimit të ushtrisë sonë në NATO.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gëvalla, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik kryesor i Republikës së Kosovës.

Ajo, po ashtu përmendi edhe grupin punues që do të merret specifikisht me çështjen e anëtarësimit në Aleancën Veri Atlantike, shkruan Indeksonline

“Ne kemi dëshmuar përkushtimin dhe promovimin e mbrojtjen e vlerave të përbashkëta që të kontribuoj për siguri dhe paqe jo vetëm në rajon por edhe në botë. Pjesëmarrjeje në misione paqeruajtëse, siç ishte ai në Kuvajt.

Kosova dhe shtetet e tjera demokratike pro perëndimore në rajon po ballafaqohen çdo ditë e më shumë me veprime destabilizuese të provokuara nga Rusia përmes bartësve të saj.

Duke marrë parasysh kontestin e agresionit rus ndaj Ukrainës, një kërcënim për vendin, rajoni dhe paqen globale. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent si rrallë herë më parë.

Grupi punues ndërinstitucional:

MPJ kryesuese

Ministri i Mbrojtjes, anëtar

Ministri i Brendshëm

Ministrja e Drejtësisë

Përfaqësues nga Presidenca

Zyra e Kryeministrit

Përfaqësues të Kosovës nga Ambasada në Bruksel

Ambasadori  i Kosovës në SHBA