75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Formohet Grupi punues për shënimin e pavarësisë

Qeveria e Republikës ka formuar Grupin punues për shënimin e 12- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Do të kemi një grup punues, që do të bëjë finalizimin e përgatitjeve”, u shpreh Kurti.

Më tej, shefi i Qeverisë tregoi emrat e ministrave, që do të jenë pjesë e këtij grupi, shkruan Indeksonline

“Unë propozoj që ta kemi një grup punues, i cili do të udhëhiqet nga zv.kryeministri Haki Abazi, ministri Anton Quni dhe dy ministret Vlora Dumoshi dhe Emilja Rexhepi”, ka deklaruar ai.

Një emër tjetër ka propozuar edhe zv.kryeministri, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se pjesë e këtij grupi të jetë edhe ministrja, Hykmete Bajrami.